Zhvillohet trajnimi i dytë “Vlerësimi dhe mbledhja e të dhënave”

Në ambientet e Selisë Qendrore të Kryqit të Kuq Shqiptar u zhvillua trajnimi i dytë për “Vlerësimin dhe mbledhjen e të dhënave” të dëmeve të shkaktuara nga një katastrofë, me vullnetarët e Degës së Kryqit të Kuq, Laç, Krujë dhe Lezhë. Trajnimi i parë u zhvillua në Tiranë më datë 23 dhjetor, me vullnetarë aktivë të Degës së KK Tiranë dhe Durrës.

Siç është bërë e ditur, ky trajnimi ka për qëllim rritjen e njohurive të vullnetarëve rreth mënyrës së komunikimit me personat e prekur nga një fatkeqësi natyrore, në rastin konkret nga tërmeti si dhe një qasjen sa më profesionale gjatë grumbullimit të të dhënave të cilat do të jenë shumë të rëndësishme për të kuptuar nevojat reale të popullatës, mbi bazën e të cilës organizohet dhe ndihma e Kryqit të Kuq Shqiptar.

Ndajeni me miqte tuaj: