Dhurimi i gjakut është nje akt human, i cili shpëton jetë njerëzish!
  • “Dhuro gjak shpëto jetë” është slogani në fushën e promocionit të dhurimit vullnetar të gjakut.

Promocioni i dhurimit vullnetar të gjakut është aktivitet humanitar i organizuar në bashkëpunim me partnerë si: Organizata Botërore e Shëndetësisë, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, Ministria e Shëndestësisë dhe institucione të tjera. Për të tejçuar mesazhe humanitare shoqërisë shqiptare, njerëzit dhurojnë gjak duke ofruar dhuratën e jetës, nëpërmjet një njësie gjaku. Një njësi gjaku e juaja shpëton tre jetë.

Në vendin tonë kërkesat për dhurim gjaku në vit janë 30.000 njesi gjaku, të cilat nevojiten për pacientët me sëmundjet e gjakut dhe ato të brendshme, për pacientët me trauma dhe aksidente automobilistike, patologji si tumore, hemorragi gjatë lindjes, intervente kirurgjikale etj. Në vendin tonë janë 600 pacientë talasemikë që duhet të trajtohen me njësi gjaku, çdo 3 (tre) javë. Nënvizojmë se në vendin tonë janë 300.000 bartës të Hemoglobinopatisë, ose 8% e popullsisë. Nevojat për njësi gjaku janë shumë të larta. Le t’u vijmë në ndihmë fëmijëve që vuajnë nga sëmundja e talasemisë dhe sëmundje të tjera hematologjike.

Dhurimi i gjakut është akt human i sigurt, i cili nuk jep komplikacione dhe gjaku që dhurohet zëvendesohet, duke prodhuar elementë të rinj.

Kryqi i Kuq Shqiptar bën thirrje që nëpërmjet dhurimit të gjakut kësaj dhurate humanitare, që zëndësohet, që të sigurohen njësi gjaku në vazhdimësi.

  • Kryqi i Kuq Shqiptar, falenderon dhe shpreh mirënjohjen më të thellë për dhururesit vullnetarë të gjakut, që nëpërmjet aktit të tyre human shpëtojnë jetë.
Ndajeni me miqte tuaj: