RAPORTIMI I SJELLJEVE TË PAHIJSHME NGA PUNONJËSIT HUMANITARË
Kryqi i Kuq Shqiptar është i vendosur për të vepruar në çdo kohë me zero tolerancë ndaj sjelljeve të pahijshme dhe denigruese, përfshirë shfrytëzimin, abuzimin dhe ngacmimin seksual.
Në përputhje me Kodin e Sjelljes në KKSH, Politikën për Parandalimin dhe Përgjigjen ndaj Ngacmimit dhe Diskriminimit në Vendin e Punës, Politikën për Parandalimin dhe Përgjigjen ndaj Shfrytëzimit dhe Abuzimit Seksual, Politikën për Mbrojtjen Identitetin Gjinor dhe Përfshirjen, Politikën për Parandalimin dhe Kontrollin e Mashtrimit dhe Korrupsionit, Politikën për Konfliktin e Interesit dhe Politikën për Mbrojtjen e Personave që Denoncojnë Veprimtari të Paligjshme, të gjitha sjelljet e pahijshme dhe denigruese si korrupsioni, mashtrimi, vjedhja, bullizmi, ngacmimi, diskriminimi, abuzimi me autoritetin, abuzimi seksual, shfrytëzimi seksual, etj, duhet të raportohen nëpërmjet kanaleve të mëposhtme të raportimit:
- Email-it të dedikuar për sjellje të pahijshme report@kksh.org.al. Raportet e bëra përmes këtij kanali i përcillen për veprim Përgjegjësit në Seli. Ankesa mund të jetë publike ose anonime.
- Linjës së Gjelbër pa pagesë: 0800 88 33.
- Online: https://ifrc.integrityline.org/
- Një drejtuesi tё linjës/drejtues i lartë i cili do t’ia drejtojë raportin Përgjegjësit të Burimeve Njerëzore në Seli (Pranë çdo dege të Kryqit të Kuq Shqiptar).
- Përgjegjësit të Burimeve Njerëzore në Seli (Rr. Pjetër Budi, Ndërtesa 19, Hyrja 10, Kutia postare 1511, Tiranë).
Raporti juaj do të shqyrtohet në mënyrë diskrete dhe informacioni i raportuar do të mbetet konfidencial.
- Çfarë duhet të përmbajë raporti juaj?
- Çfarë ndodhi? (Përshkruaj në mënyrë të detajuar çfarë di mbi incidentin / incidentet.)
- Kush është autori i sjelljes së pahijshme? (A është dikush tjetër i përfshirë? Ju lutem shkruani emër mbiemër, pozicionin dhe organizatën nëse është e mundur.)
- Kur dhe ku ndodhi incidenti? (Përfshi datën dhe orën nëse është e mundur)