Projekti i Kryqit të Kuq Shqiptar në mbështetje të azilkërkuesve dhe refugjatëve në Shqipëri zbatohet në partneritet me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Aktivitetet zhvillohen në Tiranë dhe në zonat kufitare me Greqinë: Korçë dhe Gjirokastër. Qëllimi i projektit është të mbështesë personat në lëvizje që ndodhen në territorin shqiptar duke ofruar informacion, mbrojtje dhe orientim drejt shërbimeve përkatëse.
Kryqi i Kuq Shqiptar është i pranishëm në pikat e hyrjes në kufi për të monitoruar procedurat e përzgjedhjes (pre-screening) të kryera nga Policia e Kufirit, për të vlerësuar nevojat e njerëzve dhe për t’u siguruar se të gjitha të drejtat e personave, përfshirë të drejtën për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare, respektohen.
Shërbimet përfshijnë:
- Ofrimin e informacionit për të drejtat, procedurat dhe shërbimet ekzistuese në Shqipëri
- Referimin e rasteve vulnerabël te strukturat përkatëse, veçanërisht për fëmijët e pashoqëruar
- Shërbime përkthimi nga gjuha arabe gjatë intervistave
- Bashkëpunim me autoritetet vendore dhe organizatat e tjera për mbrojtjen e të drejtave të personave në lëvizje
Projekti mbështet gjithashtu përfshirjen e komuniteteve lokale pranë kufijve, duke promovuar solidaritetin dhe respektin për dinjitetin e çdo individi.