Në ambjentet e korpusit qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës u zhvilluan Asambleja XVII e Përgjithshëm e Kryqit të Kuq Shqiptar. Asambleja mori në shqyrtim veprimtarinë e zhvilluar nga shoqata në periudhën 2018-2021 si dhe miratoi Planin e Veprimit për vitet 2021-2022. Në fjalën e tyre Presidenti i Shoqatës z. Ylli Alushi dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Artur Katuçi theksuan punên e mirë të bërë nga shoqata në ndihmë të më nevojtarëve, veçanërisht në dy katastrofat e fundit që kaloi vendi: tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia Covid-19. Asambleja diskutoi gjithashtu për ndryshimet statutore dhe ato në fushën ligjore që prekin veprimtaritë e Kryqit të Kuq Shqiptar.
