Vullnetarët e Degës së KK Fier janë angazhuar intensivisht në fushatën në kuadër të 17 Tetorit, Dita botërore kundra urisë. Së bashku me veprimtarët e saj nëpër shkolla kanë bërë një punë të mirë për të tërhequr sa më shumë nxënës në ndihmë të më nevojtarëve. Ndër më të dalluarat kanë qenë kolektivat e shkollave “P. Pirro”, “K. Shtëmbari”, “P. Ikonomi “, “A. Laska”, “Mësonjëtorja Dertliu” që mundësuan dhe shpërndanë ndihma ushqimore për dhjetëra njerëz në nevojë.
I veçantë ishte dhe kontributi i z. Mateo Hatia, që ndihmojë me ushqime 25 fëmijë romë të shkollës 9-vjeçare Hamil. .
Ndërkohë ditët e fundit janë zhvilluar seanca sensibilizim për higjienën personale me nxënësit e ciklit të ulët të shkollës artistik Jordan Misja dhe seanca e radhës për parandalimin e përdorimit të substancave të dëmshme Drogës, Alkolit dhe Duhanit për shëndetin.