Veprimtaritë të shumta në Degën e Kryqit të Kuq, Lezhë

Një ditë plot aktivitete në Degën e Kryqit të Kuq, Lezhë. – Me donatorë lokalë, si “Elart”, “Koral” ne kontribuam në buzëqeshjen e fëmijëve të pakicave kombëtare, duke ju dhënë prindërve të tyre, pako ushqimore, me rastin e 1 Qershorit! Gëzuar festën!
– Me klasat e teta të shkollës “Kosova”, nxënësit u sensibilizuan në lidhje me pasojat e pirjes se duhanin dhe alkoolit!
– Mjekja e projektit bëri kontrollin periodik të gjirit tek përfitueset e Projektit” Fuqizimi ekonomik e grave dhe vajzave në nevojë”.
– Përfitueset e projektit kanë arritur që të presin dhe qepin tashmë veshjet, në sajë të këtij kursi formimi profesional.
– Vazhdojmë të jemi pranë moshavë te treta në shërbim të tyre për një pleqëri dinjitoze! Vullnetarët e Kryqit të Kuq Dega Lezhë janë në shërbim të komunitetit për përmirësimin e jetës së tyre!

Ndajeni me miqte tuaj: