– Sensibilizime në masë të gjerë, seanca informimi në shkollat publike dhe jopublike gjatë gjithë muajit nëntor ;
– Ekspozita me pikturat dhe krijimet letrare më të mira, të përzgjedhura nga konkurset e zhvilluara në Shkollat e Mesme, në datën 1 Dhjetor në qendrat e qyteteve; (Në Tiranë ekspozita do të ngrihet tek sheshi i Piramidës, në orën 14.30);
– Vullnetarë me bluza me logon “Jo, Sida-s” do të shpërndajnë fletëpalosje me informacion për HIV/SIDA-n dhe kondomë gjatë gjithë ditës së 1 Dhjetorit;
– Vendosja e posterave me logon e luftës kundër HIV-SIDA-s në Shkollat 9-vjeçare, Shkollat e Mesme, dhe në ambiente publike,të ekspozuara për komunitetin e gjerë;
– Krijimi i fjongos me qirinj, simbol i luftës kundër HIV/AIDS në sheshin përpara Piramidës dhe ndezja e qirinjve nga vullnetarët dhe nxënësit e Shkollave të Mesme. (Në Tiranë do të realizohet marshimi nga pallati i Kongreseve deri tek sheshi para Piramidës në orën 16.00 – 17.00;
– Sensibilizimi me megafonë në pikat kryesore të qytetit, për të ftuar komunitetin t’i bashkohet KKSH në ndezjen e qirinjve në Ditën simbol kundër HIV- SIDA-s .
