Veprimtari të shumta të Kryqit të Kuq Shqiptar në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut

 

Sot përfundoi Fushata informuese, sensibilizuese, rekrutuese dhe ruajtëse e dhuruesve të gjakut që KKSH kishte ndërmarrë prej dy javësh në kuadër të Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut

Veprimtaritë e shumta në Tiranë dhe në degët e KK në mbarë Shqipërinë kulmuan sot me dy veprimtari kryesore.

14 maji 2018 31

Çadra e madhe e dhurimit të gjakut e ngritur në Parkun Rinia u bë sot një pikë referimi për publikun e gjerë dhe për dhuruesit e gjakut. Të mirëpritur nga vullnetarët e shumtë të Degës ë KK Tiranë, shumë prej tyre u ofruan për të dhuruar gjak.

14 maji 2018 9

Çadra u vizitua gjithashtu nga Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta i cili u prit nga Presidenti i KKSH, z. Ylli Alushi dhe vullnetarët e shumtë të pranishëm me të cilët zhvilloi një bisedë të ngrohtë. Pikërisht, ai zgjodhi këtë takim për deklaruar se “brenda muajit qershor do të formalizohet Aleanca Kombëtare e Dhuruesve të Gjakut”, një hap konkretë ky që kontribuon në zgjidhjen e problemit të gjakut të mjaftueshëm e të sigurtë në vendin tonë.

14 maji 2018 37

Një tjetër seancë dhurimi ishte ajo e organizuar në selinë e Ambasadës së Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë. Thirrjes së Ambasadorit të Spanjës z. Manuel Montobbio De Balanzo për të dhuruar gjak, iu bashkëngjitën shumë prej stafit të ambasadave të ndryshme të akredituara në vendin tonë ndërmjet të cilëve Ambasadorja e Francës Christina Vasak dhe Amabasadorit të Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin.

14 maji 2018 11

Veprimtari të shumta sensibilizuese dhe seanca të dhurimit të gjakut janë organizuar dhe në degët e KKSH ndër të cilat përmendim degët e KK Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Shkodër, Lushnje, Tropojë, Pukë.

Ndajeni me miqte tuaj: