Me afrimin e festive të fund vitit, veprimtaritë e degës së KK Tiranë janë bërë më të shumta dhe më të larmishme. Ato synojnë kryesisht shtresat më në nevojë duke mos lënë pas dore dhe veprimtaritë të tilla si dhurimi vullnetar i gjakut apo veprimtaritë edukative me rininë.
Kështu, studentët e Fakultetit të Filologjisë dhe ata të Drejtësisë që i janë bashkuar fushatës së Kryqit të Kuq për dhurim gjakut. Ndërkohë të rinjtë vullnetarë të degës, janë angazhuar në një takim mjaft interesant me temë “Miti i Tolerancës”, aq i nevojshëm në jetën e përditshme por dhe në veprimtaritë humanitare që shoqata organizon.
Shumë e bukur ishte veprimtaria e organizuar në Shtëpinë e të moshuarve këtu në Tiranë, e kthyer në një veprimtari të përvitshme, ku vullnetarët shpërndanë pako dhuratë dhe zhvilluan një aktivitet argëtues me ta.
Kalendari i veprimtarive vjen e bëhet më i ngjeshur deri ditën e fundit të vitit.