Vëmendje i është kushtuar organizimit të trajnimeve të Ndihmës së Parë në institucionet e ndryshme siç është rasti i trajnime të organizuara me personelin e Konviktit të Shkollës së Mesme Hoteleri-Turizëm dhe me personelin e Konviktit të Shkollës së Mesme Elektrike, për dhënien e masave të menjëhershme jetëshpëtuese në raste aksidenti.
Ndërkohë që është zhvilluar fushata e dhurimit të gjakut në Universitetin “Luarasi” ku studentët u bënë pjesë e fushatës së dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë, një tjetër seanca dhurimi përgatitet. Është fjala
për seancën e radhës në Klinikën KEIT që do të zhvillohet më 5 dhe 6 shkurt.
Një takim informues u zhvillua nga dega me vullnetarët e Shkollës së Mesme “Qemal Stafa”. Ku në fokus ishte promovimi i vlerave humanitare, historiku i Kryqit të Kuq , programet dhe aktivitetet e zhvilluara nga KKSH.
Në mbështetje të Selisë së KKSH dhe në bashkëpunim Shoqatën Egjiptiane të Shqipërisë u arrit të mbështeteshin me ndihma të 35 familje të kësaj shoqate.