Javën që shkoi, veprimtaritë e degës së Kryqit të Kuq Elbasan u zhvendosën në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Belsh.
Në fokus të këtyre veprimtarive ishin nxënësit e klasave të 11-ta dhe 12-ta, ku vullnetarët e degës informuan dhe sensibilizuan të rinjtë mbi rrezikun që sjell përdorimi i substancave që krijojnë vartësi (DAD).
Një takim i rëndësishëm ishte dhe ai me nxënësit e klasave të 10-ta ku u diskutua së si të mbrohemi dhe të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të tjerëve në këtë kohë pandemie.
Me shumë interes u ndoq nga nxënësit demostrimi i disa teknikave të Ndihmës së Parë që u zhvillua me nxënësit e klasave të 12-ta të kësaj shkolle nga instruktori Ndihmës së Parë.
Të gjitha aktivitetet u zhvilluan duke respektuar masat e sigurisë dhe distancimimin fizik.
Falenderojmë Drejtorin e shkollës, mësuesit dhe vullnetarët për angazhimin maksimal të tyre.
Një tjetër veprimtari e zhvilluar këto ditë ishte ajo në shkollën 9 vjecare “Jorgji Dilo”. Kjo veprimtari ishte në vazhdën e përgatitjeve për ekspozitën e vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”. këto veprimtari synojmë të rrisin fantazinë e talenteve të rinj në fushën e pikturës si dhe njohjen më nga afër të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe të veprimtarive që ajo zhvillon në ndihmë të shtresave më në nevojë.