Mijëra emigrant, prej të cilëve 40% janë fëmijë, vazhdojnë të jenë të bllokuar në kufij. Një pjesë e madhe e tyre vazhdojnë të qëndrojnë që prej një muaji në strehimet e bëra nga ata vetë në fushat me baltë.
Ekipet e Kryqit të Kuq vazhdojnë të mbështesin emigrantët e bllokuar në Idomeni, pranë kufirit të Greqisë me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, dhe në ditët pasi autoritetet përdorën gazin lotsjellës dhe granadat për të shpërndarë turmën për të kontrolluar një seri protestash në të cilën me qindra njerëz kërkuan të kalojnë kufirin
Më shumë se 11 000 vetë janë bllokuar në Idomeni për më shumë se 50 ditë, në kushte ekstreme varfërie dhe nën një presion të madh psikologjik. Më datën 10 prill, tensionet u përshkallëzuan në protesta të fuqishme, ku dhe u përdor gaz lotsjellës dhe granada për të shpërndarë turmën. Ekipi mjekësor i Kryqit të Kuq hungarez, prezentë në vend, ka trajtuar pacientët që vuanin nga vështirësi në frymëmarrje dhe këputje.
John English, përgjegjës për operacionet për Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK), tha: “Jemi shumë të shqetësuar për gjendjen fizike dhe psikologjike të njerëzve, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, që janë duke jetuar pasiguri për të ardhmen e tyre. ”
Gjatë protestave, janë dëmtuar objektet e Kryqit të Kuq dhe ekipet e tyre u tërhoqën për arsye sigurie. Pavarësisht nga kjo, Kryqi i Kuq grek ka rifilluar rifilluar sërish veprimtarinë e tij.
“Na duhej të merrnim vendimin për të larguar stafin tonë për arsye sigurie, çfarë është gjithmonë prioriteti ynë kryesor”, tha z English. “Protestuesit dëmtuan tendën ku qëndronte ekipi ynë mjekësor, dhe dëmtuan gjithashtu shumë nga pajisjet e përdorura në një hapësire miqësore për fëmijët. Megjithatë, pas vlerësimit të situatës sot herët (datë 11) në mëngjes, duke parë që situata është qetësuar, ne kemi vendosur të rifillojmë aktivitetet tona, përfshirë këtu dhe kujdesin shëndetësor. Ne do të vazhdojmë t’i përgjigjemi nevojave humanitare në Idomeni, dhe në vendet e tjera, për aq kohë sa është e nevojshme. ”
FNKK u bën thirrje autoriteteve në të gjitha palëve për të ndërmarrë të gjitha hapat e mundshme për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e personave në nevojë që ndodhen në Idomeni. Ajo u bën thirrje të gjithë aktorëve që të respektojnë misionin humanitar të Kryqit të Kuq grek.
– Për më shumë: http://ëëë.ifrc.org/en/neës-and-media/neës-stories/europe-central-asia/greece/red-cross-activities-continue-after-idomeni-protests-72109/#sthash.tlBF5Nsz.dpuf