U zhvillua takimi gjysmëfinal i Konkursit të VI-të Kombëtar “Rinia dhe Kryqi i Kuq”.

Sot, në instalacionin “Reja” pranë Galerisë Kombëtare të Arteve u zhvillua takimi gjysmëfinal i Konkursit të VI-të Kombëtar për vlerat humanitare “Rinia dhe Kryqi i Kuq”. Pjesëmarrës në këtë fazë ishin ekipet e vullnetarëve të Degëve të Kryqit të Kuq Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Lezhë, Pogradec, Lushnje dhe Kuçovë. Ekipet fituese të kësaj fazë ishte ekipet e Degëve të Kryqit të Kuq Tiranë, Elbasan, Lezhë dhe Kuçovë. Këtë veprimtari e nderoi me pjesëmarrjen e tij Ish Presidenti I Republikës, z. Alfred Mojsiu dhe Presidenti I Kryqit të Kuq Shqiptar z. Ylli Alushi. Falënderojmë të gjithë pjesëmarësit dhe organizatorët për këtë veprimtari kaq të bukur dhe me vlera!

Ndajeni me miqte tuaj: