Në ambjentet e Selisë së Kryqit të Kuq Shqiptar u zhvillua seminari “Ndërgjegjësimi për rreziqet nga katastrofat” i organizuar nga Programi i përgatitjes dhe ndërhyrjes në raste katastrofash dhe Ndihmë të Parë.
Ky seminar, në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e degëve të Kryqit të Kuq Shqiptar kishte si qëllim ashtu sic dhe kishte titullin “Ndërgjegjësimi për rreziqet nga katastrofat” të cilat kanë qenë të shpeshta në vendin tonë, vecanërisht vitet e fundit.
Si një nga objektivat kryesore të punës së tij, Kryqi i Kuq Shqiptar ka qenë ndër të parët institucione që ka ndihmuar më të prekurit e fatkeqësive kudo që kanë ndodhor në vendin tonë ashtu, sic ka qenë gjithnjë prezentë në kohë normale me programe e projekte për ndërgjegjësimin e popullsisë në tërësi, dhe vecanërisht në zonat më të prekura, për rreziqet që shkaktohen nga katastrofat, cilado qoftë natyra e tyre për t’i bërë ato sa më pak të dëmshme kur ato ndodhin. I tillë ishte dhe qëllimi i këtij seminari.