U nda nga jeta mjeku i nderuar i Krujës Dr.Idriz Tali!

Një jetë në shërbim të njerëzve! Dr Idrizi kontribuoi në ngritjen e themeleve të mjekësisë në rrethin e Krujës dhe më gjerë. Puna dhe vepra e tij, si drejtues dhe si profesionist,
është domethenese për brezat e rinj.
Një kontribut të cmuar, Dr. Idrizi ka dhënë në Kryqin e Kuq Shqiptar menjëherë me riorganizimin e tij dhe në vazhdimësi, si Kryetar i Degës së Kryqit të Kuq Krujë dhe anëtar i Këshillit Drejtues.
Kryqi i Kuq Shqiptar i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmëve të Dr. Idrizit. U preftë në paqe!

Ndajeni me miqte tuaj: