Programi i Dhurimit Vullnetar të Gjakut & Dega e Kryqit të Kuq, Tiranë
Gjithnjë e më shumë institucionet po i përgjigjën thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar dhe po bëhen pjesë e iniciativës së tij për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.
Si gjithnjë janë të rinjtë studentët e fakulteteve të ndryshme që janë bërë pjesë e këtij aksioni të madh humanitar. Janë studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës (FSHN) dhe ata të Infermierisë, të cilët i falenderojmë dhe në emër të fëmijëve talasemikë.
Fushatës së dhurimit të gjakut të shpallur nga Komuniteti Mysliman Shqiptar për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë iu bashkuan kësaj jave dhe besimtarët e Xhamisë së re në Kombinat. Faleminderit për kontributin tuaj human në ndihmë të fëmijëve në nevojë!
#KryqiiKuqShqiptar #bloodcenter #health #blooddonorsneeded #blooddonationcamp #savelife #donatebloodandsavelives #bloodbank #donatingblood #plasma #redcross #redcrossvolunteer #blooddonation #blooddonor #blood #giveblood #bloodtransfusion #blooddonate #donor #savelives #donatebloodnoë #donation #albania