Në datat 16, 17 dhe 18 mars, Kryqi i Kuq Shqiptar në bashkëpunim me Gardën e Republikës realizuan disa seanca demostruese të dhënies së ndihmës së parë në raste aksidentesh. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin punonjës nga të gjitha strukturat e Gardës. Ata diskutuan rreth rëndësisë së Ndihmës së Parë dhe mësuan mbi disa teknikat bazë nën mbikqyrjen e instruktorit në degë. Një mundësi shumë e mirë për të përhapur njohuritë mbi shpëtimin e jetës! Programii Shërbimi i Ndihmës së Parë & Dega e Kryqit të Kuq Tiranë