Trajnim për ndihmën e parë me mësuesit e dukimit fizik të shkollave të Tiranës

Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale, Tiranë organizuan në ambientet e shkollës “Qazim Turdiu”, një aktivitet demonstrues dhe sensibilizues për ndihmën e parë, me mësues të Edukimit Fizik nga shkolla të ndryshme të Tiranës. Është kjo një iniciativë e kahershme e Kryqit të Kuq Shqiptar, Dega Tiranë për të pasur sa më shumë personel të sensibilizuar dhe të formuar në këtë fushë. Ndihma e Parë në asnjë mënyrë nuk mundet të ngatërrohet me ndihmën e specializuar mjekësore e cila jepet nga institucionet mjekësore të specializuara. Sa më shumë personel të trajnuar të kemi, në mënyrë të veçantë në shkolla, aq më të sigurt do të kemi fëmijët tanë.

Aktiviteti u drejtua nga instruktorë dhe vullnetarë të KKSH dhe rezultoi mjaft i dobishëm për mësuesit pjesëmarrës, të cilët shpesh janë të parët që duhet t’u vijnë në ndihmë nxënësve që lëndohen gjatë orëve të Edukimit Fizik.

Ndajeni me miqte tuaj: