Tirana Bank dhuron 100 çanta dhe kite shkollore për fëmijët në nevojë!

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Tiranë me mbështetjen e Tirana Bank organizoi një aktivitet për shpërndarjen e çantave dhe mjeteve shkollore për 100 fëmijë jetimë dhe fëmijë të familjeve në nevojë. Faleminderit Tirana Bank për kontributin tuaj dhe për mbështetjen e vazhdueshme për njerëzit në nevojë. Gëzuar vitin e ri shkollor për të gjithë fëmijët dhe suksese në mësime!
#TiranaBank
#Dhuroedheti
#Solidarizohemisebashku

Ndajeni me miqte tuaj: