– Të ngrohesh duke djegur mbeturinat, nuk mjafton –

 

 

“E ndjej të ftohtin deri thellë në kockë. Çdo dimër dhemb. Por zemra ime është gjithmonë e ngrohtë. “Miliona sirianë që kanë marrë rrugët e emigrimit po durojnë të ftohtin therës të dimrit të pestë. Po sat ë tjerë do të durojnë akoma?

 

 Siria 18

Foto: KNKK

Miliona sirianë të zhvendosur do të kalojnë të ftohtit e dimrit të pestë të krizës siriane që nuk po i duket fundi. Të gjithë tregojnë histori të ngjashme të largimit nga shtëpia, frika nga të ftohtit apo mungesa e ujit, ushqimit apo energjisë elektrike. Ata nuk kanë shumë për të zgjedhur, duhet të sjellin ushqim për fëmijët e tyre dhe të sigurojnë sesi t’i ngrohin. Për shumë prej tyre, kjo është e përballueshme.

Siria 18 1

Foto: Anda Alkhatib/KNKK

Um dhe Abu Mohammed,jetojnë në një shkollë në Kesseh, në rrethinat e Damaskut, që sot është kthyer në një qendër për personat e zhvendosur. “Dashuria dhe dhembja jonë janë rritur në katër vitet e fundit.”

 

Abu Mohammed vuan nga problemet në zemër. Gruaj e tij, vuan gjithashtu nga probleme të ndryshme mjekësore, që jo gjithnjë i tregon. Ata jetojnë vetëm sepse të gjithë fëmijët dhe nipërit e tyre janë të shpërndara brenda dhe jashtë vendit. Në këtë konflikt të gjatë ata kanë humbur dhe një djalë.

 

Një sobë me dru qëndron në mes të dhomës së tyre të vogël. Um Muhamed tregon se si është e përgatitur për dimrin që po vjen”. Kam mbledhur çdo gjë që  mund të digjet, për t’u ngrohur, përfshirë këtu dhe nenexhik dhe majdanoz të thatë”

 

Kur Ebu Muhamedi përpiqet të flasë për jetën e tij dikur në Darayya, sytë e tij shkëlqejnë prej lotëve të dashurisë, shpresës dhe pikëllim të thellë. Ai nuk duron më dhe ndërron temë. Gruaja e tij flet dhe në emër të tij dhe thotë: “Le të jetojmë të tashmen. Kënaqësia e ditëve të dikurshme dhemb.”

Siria 18 2

Foto:KNKK

Um Abdul Rahman, ka ardhur nga Tariq al-Bab rajoni lindor i Aleppo.”Nëse situate këtë dimër do të jetë e njëjtë me atë të një dimri më parë, më duhet të them se për mua dhe për fëmijët e mij është më e mirë vdekja.”

 

“Jam shumë e drobitur nga dimri i kaluar duke mbledhur ndihma sa në një vend në një tjetër. Pasi kam kërkuar ndihmë te njerëzit, kam filluar të djeg sendet e fëmijëve për tu ngrohur deri sa na dhanë ca karburant dhe ca dru zjarri. Faleminderit perëndisë për këtë ndihmë, por tanimë karburanti ka mbaruar dhe unë nuk e di se ku të gjej më.”

 

Jeta e tyre varet nga ndihmat e pakta që Um Abdul Rahman merr nga fqinjët e saj dhe ajo ndjehet e shqetësuar sesi do të mund të sigurojë ngrohje për fëmijët e saj këtë dimër.

“Dimrin e kaluar ishim të frikësuar nga errësira, të ftohtit natën, ndërkohë që prisnim diellin që të dilnim përjashta të nesërmen, për të ndjerë të ngrohtin sërish.”

Siria 18 3

Foto: KNKK

Abdul Rahman, është një tjetër i zhvendosur nga Tariq al-Bab rajon lindor i  Alepos.

 

Ashtu si banorët e tjerë të zonë, dhjetëvjeçari Abdul Rahman, më i madhi nga vëllezërit e tij duhet të mbledhë mbeturinë për të djegur për gatim dhe për ngrohur. Dy nga vëllezërit e tij janë handikapë mendorë dhe atij i duhet të ndihmojë nënën e tij për të mbijetuar.

Siria 18 4

Foto: Anda Alkhatib/KNKK

Om Arabi, e ardhur nga Darayya në 2012 dhe që sot jeton në një qendër për refugjatët në  Kesseh, rrethinat e Damaskut.

“E ndjej të ftohtin deri thellë në kockë. Çdo dimër dhemb. Por zemra ime është gjithmonë e ngrohtë.”

 

Muhamed, nipi i Om Arabi, më ndihmën e të tjerëve arriti të sjellë tezen e tij 105-vjeçar në një qendër për të zhvendosurit në Kesseh, ku jeton me familjen e tij.

 

“E ç’më duhet jeta, pa fëmijët e mi.” Përsërit Om Arabi. Që nga koha kur vendos në qendër, vullnetarët e  Gjysmëhënës së Kuqe arabe siriane janë kujdesur për të. Edhe pse Om Arabi frikësohet nga dimri që po vjen ajo thotë: “Falë Zotit, jam shumë më mirë se sa miliona të tjerë.”

 

Siria 18 5

Foto: Pawel Krzysiek/KNKK

 

Kasem, i zhvendosur në një qendër kolektive në Kesseh, rrethinat e Damaskut

 

Vetëm tre vjet e gjysmë, Kasem jeton në qendrën kolektive, ngritur për njerëzit e zhvendosur nga Kesseh, zonë kjo e goditur ashpër nga luftimet. Me afrimin e dimrit, Qasem i gëzohet rrobave të dimrit, pjesë e Programit të ndihmës së kombinuar humanitare të Gjysmëhënës së Kuqe arabe siriane – KNKK. Duket se është ngrohtë dhe i lumtur.

Siria 18 6

Foto: KNKK

Jannud dhe Amina, kanë ardhur nga Jabal Badro, në lindje të Alepos, dhe jetojnë me familjen e tyre në një ndërtesë gjysmë të shkatërruar.

 

“Sa herë që vajzat duan të lahen, duhet të shkojnë të mbledhë mbeturina.”

 

Janus është babai i gjashtë fëmijëve dhe burri për Amina. Janus me disa nga fëmijët e tij përditë shkojnë kërkojnë rreth Jabal Badro në kërkim të gjithçka që mund të përdoret si lëndë djegëse për gatim dhe ngrohje.

 

Nëna e Janudes jeton me familjen e tij. Mezi na dalin të hollat për ushqim për një familje kaq të madhe dhe nuk mund të blejmë dru zjarri apo veshje të ngrohta për dimër, apo për riparuar shtëpinë e tyre e cila është dëmtuar nga bombardimet.

 

“E vështirë për të blerë një ngrohës për fëmijët tanë.” Frika më e madhe e Aminës është dimri që po troket. Dimrin e kaluar, familja e saj luftoi shumë për të mbijetuar sepse gjithçka rrobat, dyshekë, batanijet dhe sendet e tjera u shkatërruan gjatë konfliktit.

Siria 18 7

Foto: Pawel Krzysiek/KNKK

Maram, jeton në një shkollë të vjetët e cila përdoret për të pritur personat e zhvendosur në Kessëeh, rrethinat e Damaskut.

“Mamaja thotë se për shkak se jam duke u rritur shumë shpejt më duhen rroba të reja çdo dimër.”

 

Nëntëvjeçarja Maram u largua nga shtëpia e saj në Daraya, katër vjet më parë. “Nuk mbaj mend shokët e mijë atje, por kam gjetur të tjerë këtu. Unë kam shoqe më të mëdha që luajnë me mua dhe më ndihmojnë të bëj detyrat e shtëpisë.” Ajo dhe shoqet e saj u ndjenë të lumturuara kur morën rrobat e reja të dimrit.

 

Ëndrra e Maram është të bëhet okuliste. “Më pëlqen të shikojnë në sytë e njerëzve,” thotë ajo. Ajo është e etur për të filluar punë sa më shpejt për të siguruar të ardhura për familjen e saj.

Kur mori rrobat e reja të dimrit nga KNKK dhe Gjysmëhëna e Kuqe arabe siriane, tha duke qeshur “Ndjehem ngrohtë brenda tyre,” dhe doli për të luajtur me shoqet e saj.

 

Siria 18 8

Foto: Pawel Krzysiek/KNKK

Nadia dhe nipi i saj i madh Yazan jetojnë në një godinë të papërfunduar në Kesseh,rrethinat e Damaskut.

 

Dhjetëvjeçari Yazan dhe gjyshja e tij 60 vjetarë jetojnë në një dhomë të vogël të në një godinë të papërfunduar, në të cilën jetojnë dhe 100 persona të tjerë.

 

Yazan ka vuajtur nga epilepsia në fëmijërinë e tij të hershme. Pasi nëna e tij vdiq, babai ia dorëzoi atë Nadias për ta rritur. Ajo jetonte në një shtëpi të madhe me një oborr të bukur në Daraya së bashku me nëntë fëmijët e saj. “Ajo kohë, ishte parajsë,” thotë ajo. Ata u detyruan të largohen nga Daraya tre vjet më pare, kur luftimet intensifikuar.

 

Sapo Nadia u vendos në këtë strehë kolektive, filloi të punojë. Ajo arriti të kursente të holla të mjaftueshme për të blerë një makinë të vjetër qepëse dore për të qepur rroba. Ajo është shumë krenare dhe e lumtur, që pavarësisht nga gjithçka, është në gjendje të punojë dhe të mund të përballojë blerjen e ilaçeve për Yazan e saj të dashur.

Nadia e di se dhoma e saj do të jetë e ftohtë dhe se shiu do të pikojë përmes mureve dhe tavanit, por ajo lutet që nipi i saj të ndjehet mirë dhe ngrohtë në rrobat e tij të reja të dimrit.

 

 

Që nga fillimi i krizës siriane, KNKK, në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe arabe siriane, kanë punuar së bashku për tu përgjigjur nevojave në rritje të njerëzve më në nevojë në Siri.

 

Ndajeni me miqte tuaj: