Me 13 anëtarë të familjes të vdekur nga Ebola, Fatoumata Soumah ndjehet keq kur mendon për të ardhmen e familjes së sa. Ajo thotë se askush nuk i ndihmon ata se janë të prekur nga Ebola. Foto Corinne Ambler, FNKK
Fatoumata Soumah flet me ndjenjën e dikujt që ka jetuar drama të rënda; ndërkohë që qan qesh apo dhe ngre zërin. Njëzetedy vjecaria e ka mundur Ebolan, por 13 anëtarë të familjes së saj nuk kanë arritur dot, përfshirë këtu dhe mamanë dhe babain. Në hapësirën e disa javëve, jetë e tyre ndryshoi përgjithmonë.
“Në fillim nuk e dija se kisha Ebola, kështu që nuk bëja kujdes për masat mbrojtëse, sepse nuk e dija se ekzistonte Ebola. Por kur fillova të kisha dhembje koke, problem me shikimin, lodhje, dhembje barku dhe të vjella, shkova në klinikë dhe ata më thanë se isha e prekur nga sëmundja. 17 anëtarë të familjes sonë ishin prekur prej saj dhe 13 vdiqën. Mami dhe babi im vdiqën, më lanë.”
Fatoumata mban në dorë një qese plastike në të cilën njanë katër certifikata që provojnë se ajo, dy vëllezërit dhe motra janë të shëruar nga sëmundja. Por kjo nuk do të thotë asgjë për fqinjët e saj në Dixinn, në periferinë e Kryeqytetit të Guineas Conakry.
“Fqinjët nuk duan të flasin me ne, apo të shkëmbejnë diçka. Kur shoqëritë e elektrikut dhe të ujit vijnë për pagesat dhe nuk kemi me cfarë t’I paguajmë, ata qeshin me ne. tanimë, unë nuk kam asnjë lidhje me fqinjët e mi. më vjen keq për jetën time dhe për atë që na prêt në të ardhmen.” Thotë ajo. “Unë jam e stigmatizuar në shoqëri dhe kjo ka një ndikim të madh në jetën time. Prindërit e mi, shisnin hekur kur ishin gjallë, por ata kanë vdekur dhe ne nuk kemi asnjë mundësi për punë. Edhe kur shkojmë të kërkojmë punë, asnjëri nuk dëshiron që të na punësojë për arsye se ne jemi me Ebola.”
Sfida për të rritur vëllezërit dhe motrën më të vogël, e vetme.
Fatoumata, që ka marrë përsipër që të rrisë tri fëmijët, është veçanërisht e keqardhur për motrën 14 vjeçare Bountouraby, një vajzë shumë e zgjuar që po lufton me forcë në shkollë për problemet e shëndetit që pasojnë sëmundjen e Ebolas.
“Kam një problem me shikimin. Në shkollë unë nuk arrij të shikojë në dërrasë të zezë. Kam dashur të vizitohem te një mjek për këtë problem por kjo kushton para, dhe ne nuk kemi të paguajmë,” shpjegon Bountouraby. “Një konsultë me mjekun kushton 20,000 to 30,000 Franga të Guineas (3 – 4 USD) dhe pas kësaj ti mund të marrësh mjekimin që dhe ai kushton.”
Fatoumata gjithashtu, ka pasur problem me sytë dhe dhembjen e kokës. Për më tepër, kur shkoi në spital për tu kontrolluar disa ditë më parë sepse nuk ndjehej mirë, ajo u diagnostifikua me tifo dhe malaria. Ajo thotë se nëse do të kishin një biznes të familjes, situate mund të ishte më mirë.
“Mendoj për të ardhmen, të asaj për çfarë kemi nevojë. Ne kemi nevojë të fillojmë një biznes dhe kështu të bëjmë jetën tonë. Nëse do të kishim para të ndërtonim një shtëpi, do të kishim mundësi të mos paguanim për qiranë dhe më këto para të krijonim mundësi për të fituar. Nëse do të kishim para të ngrinim një biznes për të shitur prodhimet tona në treg, do të kisha mundësi të ndihmoja fëmijët e mi dhe motrën time. Ata kanë nevojë të shkojnë në shkollë, të mësojnë.”
Fatoumata na shoqëron për në ish shtëpinë e saj ku kishte qëndruar familja e saj. Çatia pothuajse e rënë dhe vetëm tri mure në këmbë. Tashmë hapësira brenda ishte e mbushur me mbeturina. Kur e pyetëm se ku flinin, ajo na tregoi disa ndërtime të vogla rreth e qark në kopshtit të vogël.
“Nuk e di si do të përballemi me këtë jetë? Kur njëri nga ne ka para, ne blejmë për të ngrënë dhe për të tjerët. Ne kemi detyrimin të mbështesim njëri tjetrin. Jemi të të njëjtës familje. Ne mund tia dalim vetëm nëse do të duam dhe të mbështesim njëri tjetrin. Së bashku, mund tia dalim.”
Në këtë dy vjet e gjysmë që vijnë, Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK) do të fokusohet në ndihmën e personave që janë prekur nga Ebola, në mënyrë të veçantë të rinjtë, gratë kryefamiljare, jetimët dhe të mbijetuarit, për të rigjetur shëndetin, dhe për të siguruar strehim dhe ushqim.
Shumë shpejt, familja e Fatoumatas do të marrë 13 pako ngushëllimi, një për cdo familjar të vdekur, që përmban oriz, vaj, sheqer, qumësht, sapun, klor dhe dizifektues për duart. FNKK ka vlerësuar dëmtimet e shtëpisë dhe është në proces për të paguar për rindërtimin e saj. Po kështu, Krqyri i Kuq ka dërguar Bountouraby te një mjek për problemet që ka me sytë dhe do ta ndihmojë atë që të ketë një palë syze në mënyrë që ajo të shkojë në shkollë.
– Shiko më shumë: http://www.ifrc.org/en/news-and-media/news-stories/africa/guinea/ebola-orphans-and-survivors-need-ongoing-help-68936/#sthash.zIEcrrpË.dpuf