Më 23 Prill 2016 u zhvillua Takimi i dytë rajonal i Konkursit të Ndihmës së Parë me pjesëmarrje të ekipeve nga 12 degë të KKSH të Shqipërisë së Mesme dhe asaj Juglinore.
Në stacionet e simuluara të aksidenteve, vullnetarët performuan njohuritë e marra mbi mënyrën e dhënies së Ndihmës së Parë. Në tri vendet e para u renditën ekipet e degëve të KK Tiranë, Durrës dhe Librazhd.
Ekipi i degës së KK Durrës zuri vendin e dytë, dhe fitoi të drejtën për të marrë pjesë në takimin final që do të zhvillohet në Tiranë më 8 maj, Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.