Në Tiranë, në datat 23 dhe 24 nëntor, u zhvillua Mbledhja me Sekretarët dhe Administratorët e Degëve të KKSH. Ky takim, i drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Artur Katuci, organizohet me qëllim përmirësimin sa më mirë të punës në fushën humanitare në të ardhmen. Takimi u përshëndet dhe nga Presidenti i KKSH z. Ylli Alushi, Presidenti i Nderit z. Shyqyri Subashi, të cilët e vunë theksin në hartimin sa më mirë të Planit të Veprimit dhe Buxhetit 2018 nga Degët dhe të një fillimi sa më të mirë të veprimtarive humanitare, në vitin që vjen, në ndihmë të njerëzve në nevojë.