U mbyll fushata e dhurimit të gjakut pranë Universitetit “Marin Barleti” në Tiranë. Pedagogët nga degët e arkitekturës dhe të edukimit fizik, Zv/Rektori, Z. Artan Shyti së bashku me studentët, dhuruan gjak në ndihmë fëmijëve talasemikë. Një aksion për t’u falënderuar dhe që besojmë shumë se ashtu si deri tani, do të ketë mbështetjen dhe të Universiteteve të tjera jo vetëm në Tiranë por dhe në qytete të tjera.
Në veçanti falënderojmë pedagogun Erion Kristo i cili dhuron për të 11-in vit radhazi në ambientet e këtij universiteti!
Faleminderit dhe në emër të fëmijëve talasemikë!