Studentët dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

 

Janë të shumtë studentët që i janë përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak vullnetarisht për fëmijët talasemikë. Nëse në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe atë të Inxhinierisë të Albanian University përfundoi fushata e dhurimit vullnetarët të gjakut, në një tjetër Fakultet në atë të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës kjo fushatë sapo ka filluar. Kryqi i Kuq Shqiptar falënderon të gjithë studentët që i japin jetë kësaj iniciative dhe drejtuesit e këtyre institucioneve për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Degën e Kryqit të Kuq Tiranë! Falënderojmë gjithashtu, vullnetarët e degës për organizimin e kësaj fushate!

Ndajeni me miqte tuaj: