Studentët dhe punonjësit e institucioneve dhurojnë gjak

Studentët dhe punonjësit e institucioneve dhurojnë gjak.
Dhurimi vullnetar i gjakut ka marrë një hov të ri, falë promocionit të realizuar nga Degët e Kryqit të Kuq në të gjithë vendin.
Si gjithnjë në krye janë studentët që i janë përgjigjur thirrjes për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. E këtu rreshtojmë studentët e Universiteti Politeknik dhe ata të Fakultetit të Ekonomisë, studentët e Universitetit “F. Noli” në Korçë dhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Universitetit, Fakultetit i Shkencave Teknike “I. Qemali” në Vlorë, studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “A. Xhuvani” në Elbasan.
Të shumtë kanë qenë dhe institucionet shtetërore e private që janë shtuar listët së dhuruesve të gjakut në këtë periudhë:
– Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional, Vlorë;
– Autoriteti Portual Durrës;
– Stafi i Shkollës 9 vjeçare “Avni Rustemi” Kukës;
– Drejtoria e Spitalit Rajonal Dibër dhe Drejtoria e Elektrikut Sllovë.
Faleminderit të gjithë atyre që kanë treguar gatishmërinë për të dhuruar gjak, dhe veçanërisht për ata që kanë dhuruar gjak në këtë periudhë!

Ndajeni me miqte tuaj: