Solidaritet në ditë të vështira!

Të shumta janë veprimtaritë e degës Kryqit të Kuq Tiranë në këtë periudhë të vështirë të shkaktuar nga COVID-19. Ndërsa dy drejtimet kryesore të vullnetarëve dhe punonjësve të degës janë mbështetja me ushqime të kategorive më në nevojë brenda dhe jashtë qytetit dhe dhurimi vullnetar i gjakut, në vëmendjen e tyre ka qenë dhe realizimi i veprimtarive brenda normave të kërkuara për një siguri maksimale për të mbrojtur vullnetarët tanë që aq shumë kanë kontribuar në realizimin e tyre.
Këtij qëllimi të fundi i ka shërbyer dhe inciativa e Qendrës së Formimit Profesional të Degës së Kryqit të Kuq Tiranë, e cila prej ditësh është duke prodhuar maska mbrojtëse. Këto maska do të jenë në dispozicion për qyetarët, përfituesit, vullnetarët, policinë, etj.
Sot, Kryqi i Kuq Shqiptar, përmes IPA-Seksion Albania, i ka dhuruar Policisë së Shtetit, 500 maska të përgatitura nga vullnetarë të saj, për punonjësit e Policisë në shërbim.
Kryqi i Kuq Shqiptar do të dhurojë në ditët në vazhdim një numër të konsiderueshëm maskash dhe dorezash për punonjësit e Policisë, të cilët në emër të mbrojtjes së jetës së qytetarit dhe të ruajtjes së rendit e sigurisë publike, që shpeshherë janë të detyruar të mos e respektojnë distancimin social.
Vullnetarët e Kryqit të Kuq u pritën nga Presidenti i IPA-Seksion Albania, Drejtues Skënder Doda, i cili ka falënderuar ata për përkushtimin e treguar.
#solidaritetbesimbashkëpunim
Durim, bashkë do ia dalim!

#qëndronështëpi
#kujdeseminepërju
#kryqiikuqshqiptar

Ndajeni me miqte tuaj: