Simulimi i Ndihmës së Parë të Avancuar në Vlorë dhe Shkodër

”Alo! Zona është e sigurtë! Marrje.” – ”Marrje. Filloni ndërhyrjen!”
Kështu nisi ndërhyrja e ditës së djeshme për të shpëtuar qytetarët e prekur nga tërmeti i simuluar në Shkodër dhe Vlorë. 9 skuadra të Ndihmës së Parë të Avancuar sëbashku me ekipet e Forcave Zjarrëfikëse dhe të Urgjencës Mjekësore demonstruan koordinimin, aftësitë dhe teknikat e fituara në triazh, transport dhe trajtim.
Ky ishte aktiviteti përmbyllës i projektit “Forcimi i Vullnetarizmit në Ndihmën e Parë dhe Përgatitje për Dizastër” mbështetur nga Kryqi i Kuq Austriak dhe Kryqi i Kuq Italian , me fonde të Austrian Development Agency.
Ky simulim u parapri nga një workshop i organizuar nga Kryqi i Kuq Italian me pjesëmarrjen e strukturave përgjegjëse të mbrojtjes civile në Shqipëri ku u ndanë eksperiencat më të mira për një përgjigje efektive, të koordinuar dhe të dobishme për komunitetet tona.
Falenderojmë të gjitha strukturat e mbrojtjes civile në Vlorë dhe Shkodër për bashkëpunimin dhe mbi të gjitha vullnetarët tanë për performancën fantastike gjatë simulimeve.
  • Kryqi i Kuq Shqiptar është i vendosur për të trajnuar sa më shumë të rinj që të japin ndihmën e parë të avancuar së bashku me ekipet e emergjencave në raste katastrofash!

Ndajeni me miqte tuaj: