SHPALLJE VENDI PUNE, Punonjës Rajonal për Çështjet e Azilit – Korçë

SHPALLJE VENDI PUNE

(Konkurrim i Hapur)

Pozicioni: Punonjës Rajonal për Çështjet e Azilit

Vendndodhja: Drejtoria Rajonale e Policisë së Kufirit dhe Migracionit, Korçë

Tipi i Pozicionit: Me kohë të plotë

Raporton tek: Drejtoria për Politikat e Migracionit, Azilit dhe Luftës kundër Trafikimit, Ministria e Brendshme, Tiranë

Përmbledhje:

Pozicioni i Punonjësit për Çështjet e Azilit do të jetë pjesë e strukturës së stafit nën mbikëqyrjen direkte të Drejtorisë për Politikat e Migracionit, Azilit dhe Luftës kundër Trafikimit dhe do të veprojë në kuadër të projektit EU4Migration. Ky projekt synon të mbështesë Shqipërinë në krijimin e sistemeve efektive, efikase dhe në përputhje me BE për menaxhimin e kufijve dhe migracionit. Pozicioni kontribuon drejtpërdrejt në mbrojtjen e të drejtave të kërkuesve të azilit dhe mbështet përputhshmërinë e Shqipërisë me standardet e BE, veçanërisht në kuadër të Kapitullit 24 të Acquis të BE (“Drejtësi, Liri dhe Siguri”).

Një fokus kyç i projektit është zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Migracionin (2024–2030) dhe Planit të Veprimit (2024–2026), të cilat përputhen me objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Punonjësi për Çështjet e Azilit kontribuon në forcimin e qeverisjes së azilit për të adresuar sfidat aktuale dhe për të shfrytëzuar ndikimin pozitiv të migracionit në zhvillimin e vendit. Vëmendje e veçantë i kushtohet të drejtave dhe nevojave të kërkuesve të azilit dhe personave me nevoja specifike, duke siguruar që standardet e të drejtave të njeriut dhe garancitë ligjore të respektohen gjatë gjithë procesit të migracionit, në përputhje me normat ndërkombëtare dhe të BE.

Qëllimi i Pozicionit:

Punonjësi për Çështjet e Azilit mbështet procedurat e azilit në nivel rajonal (Korçë) në përputhje me kuadrin ligjor shqiptar. Kjo përfshin nisjen e procedurave fillestare të azilit dhe dokumentimin e rasteve individuale, zhvillimin e intervistave, ofrimin e informacionit dhe këshillimit për aplikantët, si dhe sigurimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, nën mbikëqyrjen e DpMAA dhe në koordinim të ngushtë me ta për të garantuar praktika të azilit të bazuara në të drejta.

Fushat e Punës:

Nën mbikëqyrjen e Shefit të Sektorit të Azilit, Punonjësi do të:

  1. Regjistrimi dhe Dokumentimi i Rasteve
  • Plotësimi i formularit për aplikimin për mbrojtje ndërkombëtare
  • Vlerëson kërkesën për azil në përputhje me kuadrin ligjor kombëtar.
  • Zhvillon intervistën me azilkërkuesit sipas nenit 30 të Ligjit për Azilin.
  • Mban procesverbalin e intervistës personale dhe/ose harton rekomandime për shqyrtim të mëtejshëm dhe marrjen e vendimit nga DpMAA
  • Mban të dhënat e përditësuara dhe i ndan me vendimmarrësit në DpMAA.
  1. Ofrimi i Informacionit dhe Këshillimit
  • Zhvillon sesione informuese për individët për procesin e përzgjedhjes, procedurat, të drejtat, detyrimet dhe shërbimet në dispozicion.
  • Ofron këshillim individual për të shpjeguar të drejtat, dokumentacion e nevojshëm dhe hapat administrativë
  • Harton dhe përditëson materiale informuese në shumë gjuhë.
  1. Koordinimi dhe Komunikimi
  • Bashkëpunon rregullisht me Policinë e Kufirit dhe Migracionit për të siguruar qasje në procedura për të gjithë individët në nevojë për ndihmë ndërkombëtare që hyjnë në territorin shqiptar dhe për pajisjen me leje të qëndrimit të përkohshme në përputhje me kërkesat ligjore.
  • Koordinon ngushtë me DpMAA dhe aktorë të tjerë për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm për dosjet individuale.
  • Përgatit dhe ndan dokumente, raporte, statistika dhe komente në linjë me politikat e Drejtorisë së Përgjithshme për Çështjet e Migracionit dhe Azilit (DPÇMA)
  • Merr pjesë në grupe pune të përbashkëta dhe iniciativa shkëmbimi të ndërsjellta, të koordinuara nga DpMAA
  1. Bashkëpunimi me Palët e Tjera
  • Koordinon me UNHCR, OJQ-të, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe institucione të tjera për të mbështetur azilkërkuesit, përfshirë individët me nevoja të vecanta.
  • Bashkëpunon me shërbimet sociale të bashkive dhe ofrues të tjerë shërbimesh për të kërkuar dhe kordinuar mbështetje shtesë për azilkërkuesit.
  1. Dokumentimi dhe Përputhshmëria Ligjore
  • Monitoron dhe kontribuon në përputhshmërinë ligjore dhe procedurale të të gjitha veprimeve të lidhura me azilin
  • Kontribuon në identifikimin dhe zgjidhjen e sfidave në zbatimin e tyre.

Rezultatet e Pritshme

  • Dokumentim i saktë dhe në kohë i rasteve dhe intervistave
  • Raporte mujore statistikore dhe analitike të dorëzuara në DpMAA
  • Dokumentim i të gjitha sesioneve informuese dhe këshillimeve të ofruara
  • Raporte me komente nga takimet e koordinimit institucional
  • Përmbledhje të rasteve dhe dokumentacion ligjor sipas procedurave të kërkuara nga DpMAA

Mbikëqyrja / Linjat e Raportimit

Punonjësi për Çështjet e Azilit do të raportojë drejtpërdrejt te Shefi i Sektorit të Azilit dhe indirekt te Drejtori i Drejtorisë për Politikat e Migracionit, Azilit dhe Antitrafikimit. Koordinimi dhe ndarja e dokumenteve me DpMAA është thelbësore dhe e vazhdueshme.

Kualifikimet:

– Formimi Akademik

  • Diplomë në Shkenca Sociale (si Drejtësi, Shkenca Politike, Administratë Publike, Sociologji, ose fusha të tjera të ngjashme)

– Eksperienca

  • Minimumi 1 vit përvojë në administratë publike, shoqëri civile, azil, migracion ose punë të ngjashme

– Aftësi dhe Njohuri

  • Njohuri mbi legjislacionin kombëtar për azilin dhe procedurat e tij.
  • Njohuri mbi strukturat e administratës publike.
  • Aftësi shumë të mira intervistimi, komunikimi dhe analitike.
  • Eksperiencë në koordinimin me aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
  • Njohuri shumë të mira në gjuhën shqipe, angleze dhe përdorim të kompjuterit (MS Office dhe platforma të tjera dixhitale).

– Kompetenca Themelore

  • Njohuri në zbatimin e ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të azilit në punën e përditshme me rastet.
  • Komunikon qartë dhe me empati me azilkërkuesit dhe palët e interesuara në situata të ndryshme.
  • Respekton diversitetin dhe siguron mbështetje gjithëpërfshirëse dhe bazuar në të drejtat.
  • Identifikon problematikat në dokumentacion dhe procedura, duke ofruar zgjidhje praktike dhe në përputhje me kuadrin ligjor.
  • Bashkëpunon në mënyrë efektive me partnerët institucionalë dhe ruan bashkëpunim të qëndrueshëm ndërinstitucional.
  • Ruan gjithmonë integritetin profesional dhe mbron konfidencialitetin e të dhënave personale dhe procedurale.
  • Performon mirë nën presion dhe përshtatet me ndryshimet ligjore dhe operacionale.

Mjedisi i Punës

Pozicioni është i bazuar në Korçë, në Zyrën Rajonale për Kufirin dhe Migracionin. Me raste mund të kërkohen misione të herë-pas-hershme dhe orë të zgjatura pune në përputhje me nevojat operacionale.

Kohëzgjatja e pozicionit është dy vite me mundësi zgjatjeje.

Dokumentacioni i nevojitur për aplikim

  • Letër motivimi
  • CV e detajuar
  • Kopje e diplomës
  • Certifikime të ndryshme
  • Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)
  • 2 kontakte për referencë nga eprorët në punët e mëparshme
  • Deklaratë për mos kryerjen e sjelljeve të pahijshme (shkarko këtu).

Afati i dorëzimit të dokumentacionit

Dokumentet e mësipërme duhen të dërgohen në adresën Rruga “Pjetër Budi”, Ndërtesa 19, Hyrja 10, Kutia postare 1511, Tiranë; Tel: +355 4 22 22 037.

ose në adresat e e-mailit: estillo@kksh.org.al / cura@kksh.org.al

Afati i fundit për dërgimin e dokumenteve është data 15.09.2025.

Ju njoftojmë se do të kontaktohen për intervistë vetëm personat e përzgjedhur që plotësojnë kriteret e mësipërme.

Ndajeni me miqte tuaj: