Shkollat e Tiranës në fushatë në ndihmë familjeve në nevojë

 

Vazhdon me intensitet Fushata në ndihmë të familjeve në nevojë. Falë bashkëpunimit me Drejtorinë Arsimore, gatishmërinë e kolektivave mësimore dhe atyre të nxënësve një numër i madh shkollash të Tiranës i janë përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq për të ndihmuar familjet në nevojë.

Janë nxënësit dhe kolektivat mësimore të Gjimnazit “Sinan Tafaj “, Shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori”, Gjimnazit “Partizani “, Shkollës 9- vjeçare ” Sabahudin Gabrani 2″ , Shkollës 9- vjeçare “Pjetër Budi”, Shkollës 9- vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, Gjimnazit “Arben Broci” ata që kanë mbledhur ndihma në veshmbathje dhe ushqime për familjet në nevojë.

Të tjera shkolla janë bërë pjesë e fushatës.

Faleminderit të gjithëve për kontributin e dhënë!

Ndajeni me miqte tuaj: