Shefi i misionit të ndihmës të Federatës ndërkombëtare të KK dhe GjK nderohet me Certifikatën e Mirënjohjest

Një ceremoni e thjeshtë u organizua sot në Selinë e Kryqit të Kuq Shqiptar me rastin e përfundimit të misionit të z. Jassen SLIVENSKY si drejtues i Operacionit të ndihmës së Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Shqipëri.
Z. Slivensky u nderua nga Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, z. Ylli Alushi me Certifikatën e Mirënjohjes në shenjë mirënjohje për përmbushjen me sukses të operacioni një vjecar në mbështetje të Kryqit të Kuq Shqiptar në përballimin e pasojave të tërmetit të Nëntorit të vitit 2019 dhe të pandemisë COVID-19 që goditën vendin.
Faleminderti Z. Slivensky për kontributin tuaj!

Ndajeni me miqte tuaj: