Sesioni i Këshillit të Sigurimit të KB mbi COVID-19: FNKK&GjK paralajmëron për rreziqe e ndërsjella që vijnë nga mosbesimi dhe pabarazisë në shpërndarjen e vaksina

Komunikate Shtypi e FNKK&GjK
17 Shkurt 2021

New York, 17 shkurt 2021 – Shefi ekzekutiv i rrjetit më të madh humanitar në botë ka paralajmëruar udhëheqësit botërorë për pasojat që sjell mosbesimi dhe pabarazia në shkallë të lartë në shpërndarjen e vaksinave COVID-19.
Në takimin e nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi vaksinat COVID-19, Jagan Chapagain, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK), foli për ndikimin që ka mosbesimi në përpjekjet dhe masat që po ndërmerren ndaj virusit. Ndër të tjera, ai tha:
“Nëse komunitetet nuk arrijnë të kuptojnë ndërhyrjet shëndetësore, ata nuk do t’i pranojnë ato. Në vend të pranimit të tyre, ka të ngjarë që ata t’i shohin këto masa shëndetësore si kërcënime, të cilat mund të çojnë deri në dhunë. Ne e kemi parë këtë gjatë shpërthimit të fundit të Ebolas, ashtu sic të gjithë e kemi parë këtë shumë, shumë herë gjatë pandemisë COVID-19.
“Thënë thjesht: mosbesimi vret. Kur shkenca jo vetëm që injorohet, por përqeshet, kur vendimi për të mbajtur maska bëhet i diskutueshëm dhe kur rrjeti mbushet me thashetheme absurde, besimi në përpjekjet e jashtëzakonshme për të ndaluar pandeminë minohet rëndë. Nëse mbizotëron mosbesimi, kjo i ndalon njerëzit të marrin ndihmën që u nevojitet dhe na ndalon dhe neve që t’i japim fund emergjencës në fushën e shëndetit publik. Një gjë e tillë mund të çojë madje në atë që njerëzit gabimisht të fajësojnë ‘të tjerët’ – të huajt, emigrantët ose grupet e tjera të pakicave – për përhapjen e sëmundjes. ”
Z. Chapagain ndau shqetësimin e thellë të FNKK&GjK për pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave COVID-19 në të gjithë botën. Sipas një analize të FNKK&GjK, në 32 vende në gjithë botën që aktualisht përballen me kriza të rënda ose shumë të rënda humanitare, janë adminsitruar më pak se 1 përqind e dozave të vaksinave COVID-19. Z. Chapagain tha:
Mr Chapagain said:
“Njerëzit na besojnë për veprimet tona. Ata shikojnë atë që bëjmë ne dhe na gjykojnë për atë që nuk bëjmë. Ata shohin qartë, nivelet aktuale të larta të pabarazisë në shpërndarjen e vaksinave.
“Barazia nuk është diçka që ndodh vetvetiu. Historia na e tregon këtë. Ashtu siç duhet të sigurojmë që të gjitha vendet të mund të kenë vaksina, ne gjithashtu duhet të sigurohemi që këto vaksina të mbërrijnë te të gjithë njerëzit që kanë nevojë për to.
“Komunitetet e tjetërsuara ose të izoluara, përfshirë ato që jetojnë në zona që nuk janë nën kontrollin e Shteteve, të paraburgosurit, personat e zhvendosur brenda vendit dhe refugjatët, duhet të integrohen në përpjekjet kombëtare të vaksinimit të vendeve. Përfshirja sa më e madhe e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe organizatave të tjera lokale të paanshme në fushën e vaksinimit mund të ndihmojë që këto komunitete të mos lihen në harresë. ”
Në fillim të këtij muaji, FNKK&GjK njoftoi një plan prej 100 milion franga zvicerane për të mbështetur shpërndarjen e drejtë të vaksinave COVID-19. Nëse financohet plotësisht plani do të mbështesë imunizimin e 500 milion njerëzve kundër virusit.
Sipas planit, Shoqatat e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe do të mbështesin përpjekjet kombëtare të vaksinimit, përfshirë këtu realizimin e veprimtarive për të sjellë besimin dhe ndërgjegjësimin për vaksinat.
Vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe do të kërkojnë që komunitetet dhe individët e izoluar ekonomikisht, shoqërisht ose gjeografikisht të përfshihen në përpjekjet për t’u vaksinuar. Në shumë vende, personeli i trajnuar, do të jetë përgjegjës për shpërndarjen fizike të vaksinave në grupet në rrezik dhe të prekshëm.

Ndajeni me miqte tuaj: