Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për koordinimin e veprimeve në fushën e emergjencave civile.
Midis institucioneve tona ka patur prej vitesh një bashkëpunim të konsoliduar në përgatitjen në raste katastrofash dhe ndërhyrjen në raste emergjencash që prekin vendin tonë.
Thelbi i këtij partneriteti është forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes civile në vendin tonë, si në nivel institucional ashtu edhe të rrjetit të vullnetarëve, dhe mbështetja e komuniteteve për përgatitjen, sensibilizimin / edukimin dhe përballimin nga katastrofat.