Rriten nevojat për mbështetje psikologjike për viktimat e tërmetit në Kumamoto.
21 qershor 2016
Nga : Hler Gudjonsson, Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
Dy muaj pasi dy tërmete të fuqishme goditën Prefekturën e Kumamotos, rreth 10 000 persona vazhdojnë të jetojnë në qendrat e evakuimit dhe kanë nevojë për ndihmë nga Kryqi i Kuq Japonez dhe të tjerë donatorë.
“Kanë kaluar shumë javë që kur katastrofa natyrore dhe stresi i gjatë filluan të tregojnë rezultatet e veta. Nevoja për mbështetje psiko-sociale është më i madh se kurrë,” tha znj. Chikako Itagaki, kryeinfermiere në Qendrën mjekësore të Kryqit të Kuq Japonez. Ajo është përgjegjëse për veprimtaritë psiko-sociale të Kryqit të Kuq në Gjimnazin Mashiki, ku vazhdojnë të qëndrojnë ende 2 000 të shpërngulur. Që nga ajo kohë, Kryqi i Kuq ka mundur të japë mbështetje psiko-sociale për më shumë se 1700 njerëz.
Stafi dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq janë duke bërë gjithçka që munden për të përmirësuar kushtet e jetesës në këtë qendër. “Një nga problemet që e bën jo shumë të pranueshëm qëndrimin në këtë qendër, është mungesa e plotë e privatësisë. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur kabina të vogla, ku ata mund të shkojnë dhe të ndryshojnë veshjen. Gjëra të vogla si kjo mund të bëjnë një ndryshim të madh për mirëqenien psikologjike të njerëzve,” tha znj. Itagaki.
Qindra të tjerë vazhdojnë të jetojnë ende në makinat e tyre në parkingje jashtë qendrës së evakuimit. Një prej tyre është Kayoko Kaizaki, e cila së bashku me burrin e saj dhe dy vajzat ka ngritur një tendë të madhe të improvizuar me mushama pranë furgonit të familjes. Si pjesë e përpjekjeve të tyre njerëzore, Kryqi i Kuq ka shpërndarë më shumë se 11,000 fletë pëlhure të gomuar për njerëzit e prekur.
“Është shumë e vështirë për ne për të lëvizur jashtë kësaj qendre, sepse e tërë jeta jonë është përqendruar këtu,” tha Kayoko. “Ne mezi kemi siguruar ndonjë veshje plus veshjeve që kishim kur na u shemb shtëpia. Miqtë dhe të afërmit tanë na kanë ofruar një vend për të qëndruar, por vajza jonë adoleshente është e sëmurë me bulimi dhe ka shumë probleme të tjera. Ne jemi duke u përpjekur me gjithçka që mundemi për ta ndihmuar atë të kapërcejë sëmundjen e saj, kështu kohët e fundit arritëm që ti blejmë një qen për terapi. Por një kafshë plus këtu, e bën edhe më të vështirë që dikush të vij te ne,” tha Kayoko.
Sipas zonjës Hazuki Saëada, një infermiere e specializuar në kujdesin psiko-sociale nga Spitali i Kryqit të Kuq të Fukaya, shumë prej të larguarve janë thellësisht të shqetësuar lidhur me çfarë ata kanë humbur në të ardhurat e tyre, për më tepër ata nuk shohin asnjë rrugë apo mënyrë që t’i rifitojnë ato sërish.
“Në intervistat e tyre me stafin psiko-social të Kryqit të Kuq, njerëzit shpesh fillojnë të flasin për frikën e tyre ndaj tërmetit dhe përfytyrimet prej tyre të momenteve të tmerrshme. Për më tepër ata nuk kanë asnjë shtyse se çfarë të bëjnë me jetën e tyre apo sesi mund të largohen nga qendra e evakuimit ku janë vendosur.”
Mao, një vajzë tetë-vjeçe, që ka qëndruar në qendrën evakuimit me nënën dhe vëllain e saj, është vetëm një nga shumë fëmijët e traumatizuar nga ngjarjet e tmerrshme që kanë përjetuar.
“Mbrëmë kisha makthin e një tërmeti të tmerrshëm që mund të ndodhte. Imagjinoja se si shembej shtëpia dhe rrugë plot të çara,” tha Mao. Familja u zhvendos në qendër së bashku me të afërm të tyre pas tërmeti duke lënë shtëpinë të dëmtuar rëndë. Shtatë nga shokët e klasës së saj kanë humbur shtëpitë dhe janë përballur me një situatë të ngjashme.
Për Kryqin e Kuq Japonez janë të shumta mësimet që duhen nxjerrë nga kjo katastrofë e paparë, lidhur me atë çfarë ata mund të bëjnë që të përgatiten për raste fatkeqësish dhe për të zvogëluar e rrezikut.
“Në rast të tërmeteve të një magnitude të lartë, është e pamundur të parandalohen plotësisht dëmin. E për këtë, kemi nevojë për të mësuar nga çdo përvojë, për të qenë të përgatitur për të bërë gjithçka që është në mundësinë tonë për të siguruar njerëzit që preken,” tha zoti Tadateru Konoé, President e Kryqit të Kuq Japonez dhe i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së kuqe.” Detyra kryesore e Kryqit të Kuq Japonez është të ofroj ndihmë mjekësore për viktimat gjatë fatkeqësive, por ne, në mënyrë të vazhdueshme punojmë për të rritur kapacitetet tona në aspekte të tjera të ndihmës emergjente, e të bashkëpunojmë me autoritetet vendore për të zvogëluar rrezikun e fatkeqësive dhe për të siguruar një nivel të lartë gatishmërie në të gjitha nivelet e shoqërisë. ”