Rriten kapacitetet ndihmëse të Kryqit të Kuq Shqiptar në raste katastrofash

Në ambientet e Magazinës Qendrore të Kryqit të Kuq u organizua një ceremoni e thjeshtë për inagurimin e punimeve përmirësuese të realizuara me mbështetjen e Federatës ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Siç dihet, Federata Ndërkombëtare ka mbështetur Kryqin e Kuq Shqiptar në zhvillimin e një operacioni të gjerë në ndihmë të familjeve në nevojë të prekura nga tërmeti, me ushqime, kite higjienike, çadra për strehim, si dhe me mbështetje të gjerë financiare.

Krahas këtij operacioni të ndihmës për popullsinë e prekur nga tërmeti, Federata ndihmoi në përmirësimin e kapaciteteve të ndërhyrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar në raste katastrofash nëpërmjet përmirësimit të kapaciteteve të logjistikës dhe transportit, në zëvendësimin e stokut të gatshëm të shoqatës në raste katastrofash dhe në rikonstruksionin e Magazinës Qendrore.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, z. Ylli Alushi dhe Përfaqësuesi e Federatës ndërkombëtare z. Jassen Slivensky.

Ndajeni me miqte tuaj: