Me rritjen e rrezikut nga zjarret në vend, autoritetet dhe strukturat e emergjencave civile vijojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve për vigjilencë, përgjegjësi dhe kujdes të shtuar. Në këtë situatë kritike, informimi i saktë dhe parandalimi konsiderohen me rëndësi për të shmangur katastrofat mjedisore dhe për të mbrojtur komunitetin.
Informimi zyrtar parandalon panikun
Qytetarët këshillohen që të njekin vetëm njoftimet zyrtare nga autoritetet kompetente dhe strukturat e emergjencave, të informohen mbi ecurinë e situatës dhe udhëzimet e sigurisë në zonat e tyre, të shmangin shpërndarjen e lajmeve të pakonfirmuara, të cilat mund të shkaktojnë panik të panevojshëm te publiku dhe të zbatojnë me përpikëri urdhrat e evakuimit dhe masat mbrojtëse nëse ndodhen në zona të rrezikuara.
Ekspertët theksojnë se zjarret s’janë gjithmonë pasojë e kushteve natyrore pasi në shumë raste ato nxiten nga pakujdesia njerëzore. Një mbetje e ndezur, një cigare e hedhur apo djegia e mbeturinave në hapësira të hapura mund të kthehen brenda pak minutave në një katastrofë të madhe.
Për të parandaluar vatrat e reja duhet të mos ndizni zjarre në pyje, kullota apo zona të rrezikuara, të mos lini asnjë burim zjarri pa mbikëqyrje dhe të mos hidhni cigare apo sende të djegshme në natyrë.
Nëse reagoni apo shihni një vatër zjarri, njoftoni menjëherë shërbimet e emergjencës. Parandalimi dhe mbrojtja e mjedisit fillojnë nga përgjegjësia e secilit prej nesh.


