Kryqi i Kuq Shqiptar rinis operacionin e ndihmës për familjet e prekura nga tërmeti. Janë 80 familje në Tiranë dhe më konkretisht në Marikaj dhe 80 familje në Bubq të Krujës të cilat u ndihmuan me paketën mujore familjare të ndihmës që përbëhet nga 20.5 kg ushqime bazë+ 20 kg miell, një kit higjienik familjar një mujor dhe 5 batanije që u shpërndanë nga ekipet e ndihmës, staf dhe vullnetarë të degëve të Kryqit të Kuq Tiranë dhe Durrës. Operacioni vazhdon…