Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Kryqit të Kuq Shqiptar, përfundoi rikualifikimin e molit të liqenit, një vepër kushtuar Henry Dunant, themelues i kësaj organizate dhe fituesi i parë i çmimit Nobel për Paqe. Në një kohe të shkurtër Parku i Liqenit Artificial është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Kreu i Bashkisë theksoi se këto investime kanë gjeneruar një energji në të gjithë Tiranën, duke e transformuar qytetin tërësisht. “Kjo hapësirë këtu, në thelb është një gjilpërë e vogël në trupin e madh të Tiranës. Mjafton vetëm të shohim këtë hapësirë dhe kuptojmë se si mund ta transformojmë qytetin. Mjafton vetëm të bëjmë një xhiro në rrjetin e ri të biçikletave, të vrapit apo shtigjeve ku kanë filluar të ecin njerëzit, për të kuptuar se qyteti është produkt i këtyre ndërhyrjeve të vogla”, tha Veliaj, teksa u shprehu mirënjohjen vullnetarëve të Kryqt të Kuq, të cilët kanë dhënë një ndihmë të çmuar në mjaft nisma të Bashkisë së Tiranës.
Presidenti i Kryqit të Kuq, Ylli Alushi vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës për rindërtimin e molit dhe vendosjen e bustit të Henry Dunant, duke e renditur Shqipërinë krah vendeve të botës së civilizuar që e respektojnë këtë figurë të rëndësishme. Ai theksoi se Kryqi i Kuq Shqiptar, si shoqata më e madhe humanitare në vend, do të jetë pjesë e të gjitha iniciativave që kanë në fokus njeriun dhe jetën e tij. Është kjo arsyeja që ne ju bashkuam iniciativës për të rikthyer këtë mol në një vend shplodhje për njerëzit, ndërkohë që do të mbaj emrin e henry Dunant, këtij humanisti të madh që i dha jetë Lëvizjes më të madhe humanitare në botë, asaj të kryqit të Kuq dhe të Gjsyëmhënës së Kuqe.