Raiffeisen Bank dhe Union Bank dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

Na vjen mire që në këto ditë të nxehta vera, kur dhe nevojat për gjak janë rritur, ka filluar një “garë” ndërmjet insitucioneve për të dhuruar gjak vullnetarisht në ndihmë të familjeve në nevojë. E tillë është kjo “garë” ndërmjet personelit të “Raiffeisen Bank” që dhuron për të 11 vit rresht gjak vullnetarisht dhe përsonelit të “Union Bank” që dhuron për të 4 vit rradhazi.

Kryqi i Kuq Shqiptar falënderon punonjësit dhe drejtuesit për realizimin me sukses të fushatës së dhurimit të gjakut në ndihmë të fëmijëve në nevojë! Por dhe vullnetarët e degës së Kryqit të Kuq Tiranë, që bën të mundur realizimin e seancave të promovimit dhe të dhurimit!

Ndajeni me miqte tuaj: