Thirrjes së Kryqit të Kuq, Dega Elbasan për dhurim vullnetar të gjakut iu përgjigjën sot qytetarë të qytetit të Elbasanit dhe vullnetarët e degës. Të gjithë bashkë mebështetjen e Bankës së Gjakut Tiranë kontribuam për të ndihmuar të gjithë ata të cilët kanë nevojë për gjak e në veçanti fëmijët talasemik.
Faleminderojmë qytetarët e Elbasanit dhe vullnetarët e degës solidaritetin e treguar dhe kontributin në organizimin e kësaj veprimtarie.
BASHKË DUKE DHURUAR GJAK PËR TË SHPËTUAR JETË!