Një bashkëpunim mjaft i mirë i Kryqit të Kuq Shqiptar, Dega Lushnje me Bankën e Gjakut të këtij qyteti, solli realizimin me sukses të një seance dhurimi gjaku në Kompaninë e përpunimit të qumështit “Lufra”.
Seanca u realizua falë gadishmërisë së drejtuesve të kësaj kompania për të dhënë kontributin e tyre në këtë fushë si dhe të punonjësve të saj që u treguan të gatshëm për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.