Punonjësit e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural dhurojnë gjak vullnetarisht

Një tjetër dhurim u organizua në ambjentet e Selisë së Kryqit të Kuq Shqiptar nga Dega e KK Tiranë. Janë punonjësit e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, si edhe qytetarë të tjerë të kryeqytetit që ju bashkuan inciativës së KKSH për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë! Prej disa kohësh, pikërisht këto ambjente po bëhen një qendër e rëndësishme mikëpritëse për të gjithë ata që duan të dhurojnë gjak vullnetarisht për fëmijët talasemikë dhe për të gjithë ata që kanë nevojë. Faleminderit që bëheni pjesë e veprimtarive tona humanitare në ndihmë të fëmijëve në nevojë!

Ndajeni me miqte tuaj: