Ne kuadrin e 1 Qershorit, Dites Nderkombetare te Femijeve dhe te 20 Majit, Dites Kombetare te femijeve Jetime, Institucioni i Presidences iu bashkua sot fushates ndergjegjesuese te Kryqit te Kuq Shqiptar, per mbledhjen e kontributeve per 200 femije jetime qe jetojne ne komunitet.
Ne funksion te kesaj fushate ndergjegjesuese, Presidenti i Republikes, Ilir Meta, zhvilloi edhe nje takim me drejtues dhe vullnetare te Kryqit te Kuq Shqiptar. Gjate bashkebisedimit me ta, Presidenti Meta i inkurajoi per te fuqizuar me tej rolin e kesaj organizate ne funksion te solidaritetit, humanizmit, ndihmes e perkrahjes per njerezit ne nevoje, vecanerisht per femijet jetime.
Presidenti Meta iu shprehu drejtuesve dhe vullnetare te Kruqit te Kuq Shqiptar mbeshtetjen e tij te perhershme duke theksuar nder te tjera se perkrahja e Kryqit te Kuq Shqiptar dhe organizatave qe kontribuojne per te ndihmuar shtresat ne nevoje, eshte mbeshtetje per cdo perpjekje qe synon te forcoje nje shoqeri me te mire, me te drejte e me njerezore.