Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, z. Ylli Alushi, i shoqëruar nga Presidentin e nderit i KKSH, Prof. Dr. Shyqyri Subashi, bënë një vizitë pune në Degën e Kryqit të Kuq Elbasan. Ata u takuan Kryetarin e kësaj dege z. Arjan Kotollaku, vullnetarë dhe stafin, dhe u njohën me mbarëvajtjen e punëve dhe problemet që janë hasur në zhvillimin e veprimtarive humanitare në ndihmë të më nevojtarëve.
Në kuadër të veprimtarive të zhvilluara dhe një bashkëpunimi mjaft të frytshëm në lëmin humanitar, Presidenti i KKSH u takuan me Rektorin e Universitetit të Elbasanit Prof. Dr. Skënder Topi dhe Prefektin e Qarkut Elbasan z. Arben Kamami. Ata u falënderuan nga Presidenti i KKSH për mbështetjen dhe bashkëpunimin mjaft të frytshëm që kanë pasur me degën në fushën e dhurimit vullnetar falas të gjakut. Rektori i Universitetit, z. Skënder Topi siguroi për një bashkëpunim maksimal në realizimin sa më të mirë të gjithë aktiviteteve të Kryqit të Kuq.
Në Takim me Prefektin e Elbasanit, z. Arben Kamami, Presidenti i KKSH, krahas falënderimit për bashkëpunimin mjaft të frytshëm të arritur deri tani, e siguroi atë se KKSH do të jetë pranë këtij institucioni në raste katastrofash natyrore.