Presidenti i FNKK&GjK, Francesco Rocca në COP26: “Nuk kemi më kohë për të humbur”

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Komunikatë Shtypi
Gjenevë

02/11/2021

Gjenevë, 2 nëntor 2021 – Francesco Rocca, President i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK) ishte në Glasgow për të marrë pjesë në Samitin Botëror të Liderëve për të bërë thirrje që njerëzit dhe komunitetet më të cënueshëm nga ndryshimet klimatike të jenë në fokus të diskutimeve.
Gjatë punimeve të COP26, Presidenti Rocca bëri deklaratën e mëposhtme:
“Angazhimet e bëra dhe ato të pa mbajtura në COP26, do të kenë një ndikim të madh në jetën e komuniteteve tashmë në vijën e parë të ndryshimeve klimatike.
Ne po shohim një rritje të dukshme të emergjencave që vijnë si pasojë e klimës dhe motit. Zjarret, thatësirat, përmbytjet, valët e të nxehtit, uraganet; pasoja të motit ekstrem, po ndodhin gjithnjë e më shpesh dhe po rrezikojnë gjithnjë e më shumë njerëz në mbarë botën.
Ndërsa liderët botërorë mblidhen në Glasgow për COP26, ne ngremë zërin dhe u u bëjmë thirrje që të vendosin në qendër të diskutimeve dhe të vendimeve që do të merren njerëzit dhe komunitetet më të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike.
Investimet globale duhet të vijnë në atë mënyrë që njerëzit në komunitetet vendore të mund të përshtaten. Dhe kjo mund të arrihet për shembull duke ndërtuar ndërtesa, shtëpi dhe rrugë më të forta dhe duke investuar në sistemet e paralajmërimit në kohë, në mënyrë që komunitetet të dinë se kur do të godasë një mot ekstrem dhe të mund të përgatiten paraprakisht.
Në mënyrë urgjente, ne duhet të shmangim pasojat katastrofike të ndryshimeve klimatike, duke punuar për të përmbysur rezultatet e emetimeve serë dhe duke mbajtur rritjen e temperaturave globale nën 1.5 gradë.
Kostoja e mosveprimit është shumë më e madhe se angazhimet financiare të premtuara. Vendet dhe komunitetet e cënueshme janë lënë pas. Vetëm reagimi humanitar nuk do të jetë më i mjaftueshëm për të mbajtur komunitetet të sigurta, nesër”

Për më shumë informacion në Gjenevë: Marie Claudet +33 7 86 89 50 89, marie.claudet@ifrc.org

Ndajeni me miqte tuaj: