Peter Maurer, Presidenti i KNKK thotë “Bota duhet të hapë sytë dhe të shoh vuajtjet në Jemen”

 

11 Gusht 2015

Presidenti i Komitetit ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) është shprehur se është tmerruar nga vuajtjet që ka parë në Jemen. Gjatë vizitës së tij tri ditore që ai ka realizuar në këtë vend, Peter Maurer ka shkuar në disa vende në Saana dhe në Aden ku konflikti në vazhdim ka lënë gjurmët e tij. Ai ka takuar gjithashtu, personalitete të larta të vendit.

“Situata humanitare është të paktën katastrofike. Asnjë familje nuk është kursyer nga ky konflikt. Popullsia jeton në kushte të mjerueshme dhe situata përkeqësohet nga dita në ditë. Bota duhet të hapë sytë dhe të shoh se çfarë ndodh këtu.“ ka deklaruar Peter Maurer. Që nga muaji mars, më shumë se 4000 persona janë vrarë, 19 000 janë plagosur dhe 1.34 milion persona janë detyruar që të largohen nga vatrat e tyre.

“Pasojat të ndikuara nga luftimet e dhunshme  dhe kufizimi i importeve janë dramatike për përkujdesjen shëndetësore, shtoi z. Maurer. Shumë struktura mjekësore janë bërë objekt i sulmeve të shpeshta dhe të tjera kanë vuajtur pasojat indirekte. Ilaçet nuk ka dhe pajisjet për mungesë karburanti nuk lejohen të mbërrijnë. Ndërsa fushatat e vaksinimit, nuk mund të kryhen për arsye të pasigurisë. Sigurisht që është shumë e qartë, se është më se e rrezikshme të zhvendosesh deri në spital për shkak të luftimeve që vazhdojnë. Me mijëra jetë njerëzore kërcënohen nga kjo spirale e tmerrshme shkatërruese.“

Që nga janari, KNKK ka ndihmuar në furnizimin me ujë, të më shumë se dy milion personave ; ai ka shpërndarë gjithashtu, ushqime dhe artikuj të tjerë të rëndësishëm për më shumë se 100 000 persona. Për të mbajtur në këmbë strukturat mjekësore, ai i ka furnizuar ato me materiale dhe ndihma të urgjencës, duke vendosur dhe ekipe kirurgjikale të specializuara për trajtimin e plagëve të luftës. Z. Maurer tha se organizatat humanitare nuk mundet të bëjnë më shumë:

“Nuk mund të vazhdohet kështu. Jemeni është në buzë të shkatërrimit. Duhet me urgjencën maksimale të vendoset qarkullimi i lirë i mallrave në vend dhe të hiqen pengesat e furnizimit me ushqime, ujë dhe ilaçe. Ka shumë për të bërë. Por prioriteti duhet të shkojë në kërkim të një zgjidhje politike të shpejtë. “ – pohoi z. Maurer.

KNKK ka zyrat e tij në Saana, Aden, Saada dhe Taiz. Ai ka më shumë se 250 të punësuar në Jemen, 45 prej të cilëve janë bashkëpunëtor ndërkombëtar. Buxheti i tij operacional për Jemenin është dyfishuar gjatë vitit ; ai i ka tejkaluar 56 milion franga zvicerane për vitin 2015.

Për informacion më të detajuar:

Rima Kamal, KNKK Sanaa, tél. : +967 121 38 44 ou + 967 736 07 19 67
Adnan Hizam, KNKK Sanaa, tél. : + 967 733 72 16 59
Ewan Watson, KNKK Gjenevë, tél. : +41 22 730 33 45 ou +41 79 244 64 70

Jemen 2

Jemen1

 

Ndajeni me miqte tuaj: