Nisin seancat e dhurimit të gjakut për Vitin e Ri 2022. Dhe të parët që iu përgjigjën thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë është personeli i KESH.
Urojmë dhe besojmë që shembulli i KESH do të ndiqet dhe nga institucione të tjera shtetërore e private. Kjo dhuratë në këtë fillim viti vjen pas dhuratave të shumta nga donatorë të huaj dhe vendas për fëmijët dhe familjet në nevojë në prag të Vitit të Ri. Faleminderit dhe në emër të fëmijëve talasemikë!