Përkujdesja për të moshuarit – “Credins Bank” i bashkohet nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar

Rreth 100 të moshuar me nevoja ekonomike trokasin çdo ditë në dyert e kësaj qendre sociale, të ngritur nga Kryqi i Kuq Shqiptar. Në këtë ambient të moshuarit në nevojë, prej disa muajsh gjejnë ushqim dhe pakujdesje.

Për Nëkryetari i Degës së KK Tiranë Dr. Gjon Boriçi kjo është mbështetje vullnetare për t’i ardhur në ndihmë kujtdo që ka nevojë në një moment të vështirë të jetës së tij.

Kësaj nisme i është bashkuar edhe CREDINS BANK, e cila prej vitesh e mbështet Kryqin e Kuq Shqiptar jo vetëm në dhurimin vullnetar të gjakut por edhe për projektet sociale në ndihmë të fëmijëve jetim, të moshuarve në nevojë etj.

Të moshuarit në nevojë, të cilët janë regjistruar për të marrë shërbimin pranë kësaj qendre, shprehen të kënaqur për ushqimin që i ofrohet çdo ditë.

Ndajeni me miqte tuaj: