Përfundoi me sukses trajnimi për instruktore të rinjë të ndihmës së parë

Nga data 26 korrik – 1 gusht u zhvillua në Tiranë trajnimi për trajnerë të Ndihmës së Parë, me përfaqësues të përzgjedhur nga degët e Kryqit të Kuq.

Trajnimi e përmbushi qëllimin dhe objektivat e vendosura. Kandidatët pjesëmarrës të degëve të Kryqit të Kuq Shqiptar u njohën dhe përvetësuan teknikat e dhënies së Ndihmës së Parë, hapat që duhet të ndiqen në dhënien e saj. Një aspekt i rëndësishëm I trajnimit ishte dhe procesi i mësimdhënies, realizuar ky në në zbatim të Udhëzuesit të Qendrës Globale të Referencave për Ndihmën e Parë, pjesë e të cilës është dhe Kryqi i Kuq Shqiptar. (Guideline 2020-2025, GFARC).

Zhvillimi i këtij trajnimi do të plotësojë me mirë kapacitetet njerëzore të degëve në procesin e realizimit të shërbimeve që realizon shoqata në fushën e veprimtarive të Ndihmës së Parë.

Ndajeni me miqte tuaj: